Shkon në 27 milion numri i personave të prekur nga koronavirusi në botë


Ka shkuar në 27 milion numri i personave të prekur nga koronavirusi në botë, bëri me dije drejtori i OBSH, Tedros Adhanom, gjatë një konference. Po ashtu, bëhet me dije se SHBA vijojnë të kryesojnë listën e vendeve më të prekura, me 6.3 milion t prekur. Ndërkohë, India ka regjistruar një rritje të frikshme të rasteve të reja me koronavirus, duke tejkaluar Brazilin dhe duke u bërë vendi i dytë në botë me 4.2 milion të infektuar. Në një ditë të vetme, veni raportoi 90 mijë raste. Numri i viktimave në botë ka shkuar në thuajse 900 mijë, ku numri më i lartë i personave që kanë humbur jetën është regjistruar po në SHBA me gati 189 mijë. Mbi 18 milion njerëz në të gjithë botën e kanë fituar betejën me COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button