Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Gaza

Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Gaza ndërsa militantët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael. Mjekët palestinezë thanë se të paktën shtatë persona u vranë në një sulm ajror në veri të Gazës. Në dy qytete në jug të Izraelit u lëshua alarmi që paralajmëronte për sulme me raketa nga Hamas. Palestinezët thanë se më 14 maj, 11 njerëz u vranë në përleshjet në Bregun Perëndimor midis protestuesve dhe forcave izraelite të sigurisë. Që nga 10 maji të paktën 132 njerëz janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra, dhe 950 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë. Tetë persona kanë vdekur në Izrael. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një emisar në përpjekje për të ndihmuar në uljen e dhunës dhe arritjen e një armëpushimi.

LEXO EDHE:

Back to top button