Tetovë, protestë kundër librave dixhitalë

Edhe në Tetovë, prindër së bashku me fëmijët e tyre protestuan para komunës së Tetovës. Prindërit thanë se nuk kundër reformave në arsim i cili edhe ashtu viteve të fundit është lënë pas dore, por zhdukja e librave dhe digjitalizimi i tyre thjeshtë do dëmtojë edhe më shumë fëmijët. Protestuesit kërkuan nga ministrja e Arsimit që fëmijët të mos i shndërrojë në eksperiment. Prindërit po ashtu kanë kërkuar nga Carovska, që në takimet e radhës për reforma në arsim, të përfshihen edhe prindërit, përkatësisht sektori civil, me qëllim që ndërhyrjet për lëshimet eventuale të bëhen në kohë.

 

“Ne si prind kërkesën tonë kryesore e kemi të drejtuar kundër dixhitalizimit të plotë të librave, pra nuk jemi kundër digjitalizimit se jemi të vetëdijshëm për epokën në të cilën jetojmë, mirëpo, një Ligj i tillë i sjellë në shpejtësi, dhe pa analizë të mirëfilltë jemi kundër, pra jemi kundër eksperimenteve me fëmijët tanë me procesin arsimor në përgjithësi”.

“Jemi kategorikisht kundër sistemit të këtillë të imponuar nga ana e pushtetit qendror. Nuk jemi kundër reformave jemi të vetëdijshëm që reformat sjellin progres, por, në rastin konkret si duket sistematikisht mund të flasim për një regres i cili dita ditësh është duke u rritur dhe dukshëm shihet se në vende dhe rajone të caktuara ka probleme qenësore që paraqiten si mungesë e një sistemi të ndërtuar mirëfilli”.

LEXO EDHE:

Back to top button