Izraeli punon në krijimin e fluturimeve direkte me Emiratet e Bashkuara Arabe – ALSAT-M

EPA-EFE/Emil Salman / POOL


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli po përgatit fluturime direkte përmes Arabisë Saudite ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve.

Izraeli dhe EBA të enjten paralajmëruan normalizim të marrëdhënieve diplomatike nën mbështetjen e SHBA-së.

Duke mbajtur fjalim nga aeroporti në Tel Aviv, Netanjahu i kumtoi planet për zgjerimin e fluturimeve deri tek EBA, por nuk saktësoi sata të sakta.

“Për momentin punojmë në formimin e fluturimeve direkte përmes Arabisë Saudite mes Tel Avivit dhe Dubait dhe Abu Dabit”, ka thënë Netanjahu.

Arabia Saudite nuk e njeh Izraelin dhe hapësira e tij ajrore është e mbyllur për fluturime nga Izraeli, por kompania ajrore “Er India” në vitin 2018 mori leje të fluturojë në linjën Nju Delhi-Tel Aviv.

LEXO EDHE:

Back to top button