Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit indonezian në Gaza brenda 4 orëve

Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit indonezian në Gaza brenda 4 orëve

Munir al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, i cili ndodhet brenda spitalit indonezian, thotë se ushtria izraelite ka paralajmëruar njerëzit në këtë objekt që ta evakuojnë atë brenda katër orësh.

Duke folur për Al Jazeera, ai tha se bombardimet vazhdojnë rreth spitalit në veri të Gazës nga të gjitha anët.

Ndërkaq, Drejtori i spitalit al-Shifa është arrestuar nga forcat izraelite. Një burim i IDF-së ka thënë se Mohammad Abu Salmiya u arrestua ndërsa ishte në korridorin humanitar që shkonte në Rripin jugor të Gazës.

Autoriteti i Transmetimit të Izraelit ka konfirmuar gjithashtu arrestimin.

LEXO EDHE:

Back to top button