Ja çfarë duhet të konsumoni çdo ditë nëse dëshironi jetëgjatësi më të madhe

Ja çfarë duhet të konsumoni çdo ditë nëse dëshironi jetëgjatësi më të madhe

Mjeku Howard LeWine, këshillon se këtë ushqim duhet ta vendosim gjithmonë në tryezën tuaj nëse dëshironi të keni një jetëgjatësi të madhe.

Të gjithë jemi në dijeni se ushqimet e rekomanduar për një dietë të shëndetshme janë frutat, perimet, drithërat, vaji i ullirit dhe peshku.

Mjeku i jep më shumë rëndësi vajit të ullirit, sidomos atij ekstra të virgjër.

“Pavarësisht llojit të tij, vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat përbëjnë rreth 75% të vëllimit të tij. Kur zëvendësohet yndyra e ngopur, yndyra e monounsaturuar ndihmon në uljen e kolesterolit të keq LDL” tha Dr.Howard LeWine.

Ai shtoi se përfitimet shëndetësore të vajit i atribuohen vetive të tij antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Sipas studimeve të fundit, persona që konsumojnë më shumë vaj ulliri kanë rrezik më të ulët të preken nga sëmundje kardiovaskulare dhe lloje të ndryshme të kancerit se ata që nuk konsumojnë vaj ulliri.

LEXO EDHE:

Back to top button