Ja çfarë ndodh nëse nuk flini mjaftueshëm gjumë?

Ja çfarë ndodh nëse nuk flini mjaftueshëm gjumë?

Gjumi i pakët sipas studimeve, vendos në rrezik shëndetin tonë.

Një studim i ri ka gjetur një lidhje në mes të sasisë së gjumit dhe sistemit imun, duke treguar se si gjumi mund të ndikojë në ftohje dhe grip.

Studimi i kryer nga “National Health and Nutrition Examination Survey”, ku u analizuan rreth 22,000 të rritur, gjeti se mungesa e gjumit të mjaftueshëm dobëson aftësinë e trupit për t’i rezistuar ftohjes dhe gripit.

Sipas studimit, ata të cilët bënin vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kishin 20% më shumë gjasa që të ftohen – dhe 50% më shumë gjasa që të merrnin ndonjë infeksion, se sa ata të cilët bëjnë shtatë orë gjumë.

Gjithashtu, ata që bëjnë vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kanë 88% më shumë gjasa që të marrin infeksion në gjoks.

Këto rezultate tregojnë një lidhje të qartë në mes të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme fizike.

Gjithashtu, këshillohet heqja e pajisjeve elektronike.

LEXO EDHE:

Back to top button