Ja çfarë pi Putini në termosin e bardhë?!

Presidenti rus Vladimir Putin shpesh herë në konferenca ka një termos të bardhë pranë tij dhe më në fund është zbuluar se çfarë ka brenda.

– Unë as çaj të zi nuk pi. Unë pi vetëm çaj bimor nga Altai – tha së fundmi presidenti i Rusisë, duke zbuluar kështu më në fund sekretin e termosit të bardhë.

Altai është një varg malor që shtrihet midis Mongolisë, Kazakistanit, Kinës dhe Rusisë, duke krijuar një kufi natyror

Se sa të dobishme janë barërat e këtij mali, shprehet më së miri nga fakti se malet Altai quhen farmacia e gjelbër e tokës , sepse është një nga oazet e fundit në një pjesë të pandotur të planetit ku rriten bimë të rralla endemike mjekësore. pastërtia e të cilave tejkalon standardet e bimëve të kultivuara në mënyrë organike.

Besohet se ky çaj i bërë nga barishtet Altai ka një efekt në tonin e trupit falë pasurisë së substancave biologjikisht aktive, vitaminave, si dhe mbështetjes së theksuar për sistemin imunitar.

Forcon rezistencën e përgjithshme të organizmit, forcon imunitetin, jep energji dhe vrull. Është gjithashtu një pastrues i shkëlqyer i trupit, detoksifikues dhe vepron si një antioksidant, i cili parandalon efektet e dëmshme të procesit të oksidimit në trup, i cili konsiderohet si një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve kronike në botën moderne.

Çaji Altai përmban deri në 24 barishte, si kamomili, pisha siberiane, boronicat e kuqe, rrënja e bimës perandorake, jamballi.

LEXO EDHE:

Back to top button