Ja emrat që “kuqezinjtë” synojnë në merkaton e verës

Skuadra e Milanit përgatitet për sezonin e ri, me shpresën që të bëjë një paraqitje më të mirë si në Serie A ashtu dhe në Europë. “Kuqezinjtë” nuk mbrojtën dot titullin kampion dhe u eliminuan në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Gjithsesi, bazat për të ardhmen po hidhen, duke nisur nga buxheti që dyshja Maldini-Masara do të ketë në dispozicion.

Sipas “sportmediaset”, Milani do të ketë në dispozicion të paktën 100 milionë euro për të investuar në merkato, 50 nga të cilat vijnë nga Liga e Kampionëve. Ndërsa pjesa tjetër do të arkëtohet nga shitja e disa lojtarëve që këtë sezon nuk dhanë atë që pritej dhe do të largohen, si Rebiç, Origi etj.

Mes listës së lojtarëvë që do të “hapin krahun” janë edhe Dest, Adli dhe Vranks. Ndërkohë që, “kuqezinjtë” do të mbrojnë investimin e bërë për De Ketelare, të cilit do t’i japin edhe një shans sezonin e ri. Me 100 milionë eurot e parashikuar për merkaton e verës, do të afrohen disa emra të rinj.

Emri më i përfolur është ai i Loftus-Çik, që luan me Çellsin. Dëmtimi i Benaserit ka prishur disi planet, pasi duhet gjetur një zëvendësues për algjerianin. Për sa i përket sulmit, pika e dobët e Milanit këtë sezon, janë disa emra në agjendë, si Morata, Arnautoviç, Balogun, Vahi apo Skamaka.

LEXO EDHE:

Back to top button