Partia e Micotakisit fiton zgjedhjet në Greqi, por i mungojnë numrat për formimin e qeverisë

Partia e Micotakisit fiton zgjedhjet në Greqi, por i mungojnë numrat për formimin e qeverisë

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, partia qeverisëse e Greqisë, Demokracia e Re e cila udhëhiqet nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis shënoi fitore të madhe, mirëpo nuk i fitoi numrat e nevojshëm për të krijuar qeverinë e vetme, pa koalicion. Ky rezultat rrit gjasat që vendi të shkojë në balotazh të brenda një muaji. Me shumicën e votave të numëruara, Demokracia e Re, që është parti konservatore, mori një epërsi prej 40.8%, duke mposhtur partinë e së majtës së thellë – Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 deri në vitin 2019, me 20.1%. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Brendshme të Greqisë, Demokracia e Re pritet të sigurojë 145 vende në parlament, vetëm gjashtë vende më pak se që i duheshin për të krijuar një shumicë absolute. Duke filluar nga sot, presidentja greke Katerina Sakellaropoulou u jep tre partive kryesore – Demokracisë së Re, Syriza-s dhe PASOK-ut socialist – tre ditë radhazi për të tentuar të formojnë një qeveri koalicioni. Nëse të gjitha dështojnë, Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme për të përgatitur zgjedhjet e reja rreth një muaj më vonë. Kryeministri dhe lideri i Demokracisë së Re, Mitsotakis, i cili vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për një qeveri të fortë njëpartiake, shprehu bindjen se ka marrë një mandat të qartë.

“Rezultatet e zgjedhjeve janë vendimtare. Ato tregojnë se Demokracia e Re e ka miratimin nga populli për të qeverisur me forcë dhe pavarësi”, deklaroi Kiriakos Micotakis, kryetar i Demokracisë së Re.
Për kreun e partisë Syriza, zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende.

“Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, duke qenë se ndoshta do të ketë zgjedhje të dyta. Duhet menjëherë t’i bëjmë të gjitha ndryshimet e domosdoshme”, tha Aleksis Cipras, kryetar i partisë Syriza.
Ndërkohë qytetarët thonë se nuk u befasuan nga rezultati i zgjedhjeve të së dielës.

“Nuk prisja asgjë ndryshe, ne e meritojmë atë që po vjen, për fat të keq ky është vendi ynë. Për të qenë i sinqertë, doja dikë të ri, një person tjetër, jo të njëjtat familje vazhdimisht, por do të shohim”, u shpreh Sotiris Zarimis, qytetar.

“Unë prisja të fitonte Demokracia e Re, nuk e prisja përqindjen. Çfarë ka për të thënë, Mitsotakis i shkatërroi. Ai fitoi me drejtësi, sepse Tsipras nuk mundi të zbatonte atë që thoshte partia SYRIZA”, tha Fotis Hatzos, qytetar.

Rezultati i zgjedhjeve në Greqi përfaqëson një triumf të jashtëzakonshëm për Mitsotakis, administrata e të cilit duhej të kalonte nëpër sfida si një skandal përgjimi, pandemia e COVID-19, një krizë e ekonomike dhe një aksident tragjik hekurudhor në muajin shkurt që shkaktoi zemërim publik. Por rezultati ishte katastrofik për Syriza-n dhe udhëheqësin e saj, Alexis Tsipras. Zgjedhjet për Parlamentin me 300 ulëse në Greqi mbahen çdo 4 vjet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button