Transformimi i pilotit holandez nga rebeli e deri te kampioni në Formula 1

Dikur, piloti holandez i Red Bull, Maks Verstapen, ishte një rebel në pistë, që përplasej me muret mbrojtëse, ndërsa sot është një pilot që gabon shumë pak dhe fiton dy tituj kampionë radhazi në Formula 1.

“Mendoj se me kalimin e kohës kam mësuar të jem i durueshëm. Gjithnjë kam besuar te projekti, duke parë edhe mënyrën se si kanë punar njerëzit, motivimin e tyre për t’u rikthyer në majë. Bëhet fjalë për një proces, merren persona të përshtatshëm në pozicione të ndryshne dhe krijohet një grup i mirë. Nga viti në vit bëhen disa hapa përpara deri sa shkon në majë”, tha Verstapen.

 

“Unë besova te ky proces dhe ndjeja se ishim në rrugën e duhur. Natyrisht nuk ka qenë e lehtë, pasi ka patur vite të vështirë, kur kishim një paketë të mirë por na mungonte shpejtësia. Kuptoj se ndonjëherë nuk është e lehtë që të jesh i durueshëm, por duhet të jesh i tillë. Unë e mësova këtë sekret dhe sot jam kampion”, tha në fund Verstappen.

LEXO EDHE:

Back to top button