De Jong: Dua të jem te Barcelona për një kohë të gjatë, por…

Frenki de Jong dëshiron të qëndroj te Barcelona edhe për shumë vite, pavarësisht se shumë skuadra duan transferimin e tij. Mesfushori holandez vitin e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Man. Junajted, ku Barcelona e kishte pranuar ofertën, por ishte vet futbollisti që refuzoi largimin nga “kamp Nou”. De Jong është rikthyer të flas për atë kohë, por edhe për të ardhmen duke konfirmuar se dëshiron të qëndroj në “Kamp Nou” për aq kohë sa është e mundur.

“Klubi ishte në një situatë të vështirë dhe ata mund të më kishin shitur për një tarifë të madhe. Por unë nuk doja të largohesha dhe qëndrova. Man. Junajted foli me Barçën, madje kishin bërë ofertë të lartë, por unë doja me çdo kusht të qëndroja. Dua të jem te Barcelona për një kohë të gjatë, për aq kohë sa të jetë e mundur pasi jam i lumtur dhe nuk dua të largohem”, deklaroi mesfushori holandez.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku ka realizuar edhe dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button