Tebas i bën “thirrje” Vinicus Jr dhe lojtarëve të tjerë, të mos manipulohen

Thirrjet raciste ndaj Vinicius Junior, në përballjen e djeshme ndaj Valencia, nuk mund të liheshin pa u vënë re as nga presidenti i La Liga, Havier Tebas, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale nuk ia ka kthyer dhe aq “mirë” përgjigjen e tij anësorit brazlian.

Pas akuzave të këtij të fundit se La Liga nuk merr asnjë masë mbi racizmin, presidenti i “kërkon”, brazilianit të informohet para se të kritikojë La Liga-n, si dhe i bën “thirrje” Vinicus dhe shumë lojtarëve të tjerë të mos manipulohen dhe të bëjnë më të mirën për njëri -tjetrin.

“Ata që duhet ta bëjnë nuk shpjegojnë për ju se çfarë La Liga bën në këto raste, ne jemi përpjekur t’jua shpjegojmë, por ju nuk jeni paraqitur në asnjë nga takimet që ju vetë kishit kërkuar. Përpara se të kritikoni dhe ofendoni La Liga-n, është e nevojshme që të informoheni siç duhet.

Mos lejoni që të manipuloheni dhe sigurohuni që të kuptoni plotësisht aftësitë e njëri-tjetrit dhe punën që kemi bërë së bashku”, tha “numri 1” i La Liga në fjalën e tij për situatan e nxehtë të ndodhur të prani të Vincius.

LEXO EDHE:

Back to top button