Ja ku e paskan dhënë puthjen e parë Lindi dhe Venera, edhe pse ju vjen turp të tregojnë

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, ishin të ftuarit e emisionit “E diela shqiptare” ku kanë shoqëruar për disa orë publikun. Jo vetëm performanca e tyre ka kënaqur teleshikuesit, por edhe intervista e sinqertë që kanë zhvilluar me Ardit Gjebrean.

Mes të tjerash, Lindi dhe Venera kanë zbuluar publikisht ku e kanë dhënë puthjen e tyre të parë. Dyshja fillimisht u step nga kjo pyetje dhe preferuar të mos përgjigjeshin, pasi njerëzit do t’ia merrnin për keq.

“Nuk e themi sepse sa herë që e kemi thënë, na i kanë marrë për keq këtu në Shqipëri.”- tregoi Lindi.

“Mua mendja po më shkon në një tualet restoranti.”- ia ktheu me humor Gjebrea.

“Jo, e di pse thotë Lindi kështu? Sepse sa herë i kemi treguar shoqërisë sonë, kanë thënë mos ia tregoni njeriu tjetër, mbajeni për vete sepse turp. Në daljet tona të para doja që me Lindin të dilja siç dilja në Shkup, të jetë një park, të ishte i thjeshtë, nuk ishte nevoja të dilnim nëpër lokale e pube dhe unë i kërkoja të ishim gjëkundi në bar, piknik. Kështu shkojmë nga Liqeni dhe ne aty u puthëm, mirëpo kur ia tregojmë shoqërisë, thonë atje nuk bëhen punë të mira.”- ka rrëfer më pas Venera.

LEXO EDHE:

Back to top button