Ja ku ndodhet parku më i madh diellor me 5GW energji prodhuese

Autoriteti i Energjisë Elektrike dhe Ujit të Dubait (DEWA) dëshiron që parku diellor më i madh në botë të prodhojë 5 GW  energji deri në vitin 2030.

Bëhet fjalë për një park diellor që është një nga shtyllat kryesore të strategjive të . Qëllimi është që deri në vitin 2050 të merret 100% energji nga burime të pastra.

Sipas PV Magazine në korrik, parku, i quajtur Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka një buxhet prej 3.27 miliardë dollarësh të ndarë për t’u përfunduar gjatë pesë viteve të ardhshme. Afati i fundit për arritjen e prodhimit prej 5 GW energji mbetet 2030.

Parku më i madh diellor ndodhet në Dubai dhe është projektuar për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit me 6.5 milionë tonë çdo vit deri në vitin 2030. Parku përdor një sërë teknologjish fotovoltaike dhe të përqendruara diellore.

Brenda parkut ka një qendër inovacioni dhe është gjithashtu shtëpia e një prej qendrave më të mëdha të kërkimit dhe zhvillimit në rajon. Fazat e para të projektit kanë filluar në vitin 2013, faza e dytë ka përfunduar në prill 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button