Ja kush ja jep lulet më të bukura Elvana Gjatës

Elvana Gjata na ka munguar të gjithëve këto muaj. Përveç faktit që nuk ka qenë aktive në muzikë, ajo u shkëput për dy muaj edhe nga rrjetet sociale. Mund t’i numërojmë me gishtat e njërës dorë rastet kur Elvana ka publikuar tek-tuk ndonjë foto apo story, duke çmallur kështu fansat e saj.

Së fundmi, këngëtarja është rikthyer në Instagram për të ndarë disa poza me mashkullin e saj të jetës, babain. Baba e bijë kanë shijuar së bashku natyrën, ndërsa këngëtarja ka marrë si “dhuratë” një buqetë të vogël me lule nga i ati.

“Vajza e babit! Lulet më të bukura m’i jep ti”- ka shkruar Elvana krahas postimit.

Ajo po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me familjen e saj dhe i gëzohet çdo sekondi në shoqërinë e tyre. Më herët, Elvana iu drejtua ndjekësve të qëndrojnë sa më pranë familjarëve në këto kohë të vështira dhe duket se është e para që po e zbaton këtë.

LEXO EDHE:

Back to top button