Ja sa para fituan “Bad News Eagles” për vendin e dytë në Australi

“Bad News Eagles” e siguruan vendin e dytë në turneun “ESL Challenger” që u mbajt në Melburn të Australisë.

‘Shqiponjat kosovare’ arritën deri në finale të kësaj gare, por humbën nga skuadra spanjolle, “Movistar Riders”, me rezultat 2-0, me mapa. Në mapin e parë “Anubis” ata u mposhtën me rezultat 16:10. Kurse, në ‘Ancient’ ishin afër të barazonin, por në fund pësuan 16:13.

Edhe pse nga vendi i dytë, ekipi kosovar përfitoi 20 mijë dollarë, teksa “Movistar Riders” 50 mijë dollarë dhe kualifikimin direkt në ‘ESL Pro League’.

LEXO EDHE:

Back to top button