Ja sa kushton pica më shtrenjtë në botë

Ja sa kushton pica më shtrenjtë në botë

Pica më e shtrenjtë në botë kushton më shumë se dhjetë mijë euro dhe prodhohet në Itali. Pica quhet “Luis XIII”, dhe recetën e ka “dizenjuar” shefi i kuzhinës Renato Viola. Mund të porositet nga të ftuar të përzgjedhur në qytetin bregdetar të Salerno. Diametri i picës është 20 centimetra dhe është bërë nga përbërës të veçantë. Brumi është bërë nga mielli organik Arabica dhe i spërkatur me kripë rozë të lumit Murray. Për të përgatitur këtë picë duhen 72 orë. Picës i shtohen tre lloje havjarësh dhe shtatë lloje djathi. “Përbërësit më të shtrenjtë janë karavidhetë që janë të veshur me konjak Luis XIII, i cili përndryshe është i vështirë të gjendet në treg”, tha Violta./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button