Ja se si dukej Beatrix Ramosaj kur nuk ishte e famshme

Beatrix Ramosajn jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje dhe në formën më të mirë. Mirëpo a jeni kuriozë të dini si dukej ajo në fëmijërinë e saj para se të bëhej e famshme? Këtë na e ka zbuluar vetë këngëtarja teksa ka bërë publike në InstaStory një foto të sajën shumë vite më parë, krahas së cilës ka shkruar: “Trixa vogël”.

Beatrixi shfaqet me flokë të shkurtra dhe shumë ndryshe nga sot.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika. Mirëpo, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videoklip. Ose më saktë skenat e nxehta mes tyre. Fillimisht nga fotot e postuara prej këngëtares u mendua se ata do vinin në bashkëpunim.

Por, jo! Rezultoi se Genti vetëm kishte kompozuar këngën dhe sigurisht ishte protagonist në klip. Më pas në një postim në Instagram, Beatrixi shkruante se ky projekt do të thotë gjithçka për të teksa shkruante për këngëtarin:

Eugent Bushpepa ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi që për mua do të thotë shumë. Pjesëmarrja jote në të do te jetë njeë nga kujtimet më të bukura për mua.

Deri këtu çdo gjë ishte ok, por një postim i Oriola Marashit bëri lëmsh dynjanë. Modelja teksa ka suportuar shoqen e saj për këngën e re në Instastory, shkruan “Çifti më i mirë.”

I ftuar më herët në “Soiree”, Eugent Bushpepa ka folur rreth të dashurës së tij, duke na shuar dyshimet se nuk është këngëtarja. Ai ka treguar se po përjeton një romancë me një vajzë bjonde të cilën e ka prezantuar me njërën nga motrat e tij. Eugenti ka treguar gjithashtu se ajo s’është artiste dhe se nuk do e shohim ndonjëherë në klipet e tij.

Sakaq, para pak kohësh erdhi edhe reagimi i parë i Beatrix për këtë çështje, e cila deri tani kishte qëndruar në heshtje. Iconstyle.al mësoi se ajo është pyetur në “Shiko kush luan” lidhur me raportin e saj me Gentin dhe ka mohuar çdo lidhje romantike mes tyre, duke u shprehur se janë shokë të ngushtë.

LEXO EDHE:

Back to top button