Ja sesi një banor i një qyteti gjerman ia ka dalë të zgjidhë problemin e shpejtësisë
Ja sesi një banor i një qyteti gjerman ia ka dalë të zgjidhë problemin e shpejtësisë

Në qytetin gjerman Fritlingen, në dalje të vendbanimit u instalua një radar i rremë dhe rezultatet tregojnë se ky iluzion uli ndjeshëm shpejtësinë e drejtuesve të mjeteve që zakonisht lëviznin me shpejtësi. Thilo Wenzler, në parcelën private të të cilit ndodhet ky radar i rremë, thekson se pajisja e arrin me sukses qëllimin e saj.
– Tashmë shoferët po ngadalësojnë shpejtësinë dhe po lëvizin shumë më të sigurtë – konfirmon një banor i kësaj zone. Wenzler shton se kjo zgjidhje ka kontribuar në siguri më të madhe, gjë që kënaq edhe banorët vendas.
Në të kaluarën, ka pasur disa përpjekje për të instaluar një radar zyrtar në këtë lokacion, por gjithmonë të pasuksesshme.
Policia njoftoi se instalimi i një radari fals nuk është i paligjshëm për sa kohë është një kopje e sigurt që nuk është pajisje zyrtare dhe nuk rrezikon përdoruesit e rrugës. Megjithatë, policia po heton këtë situatë në kuadër të pasojave të mundshme ligjore.