Sopranoja Ermonela Jaho derisa flet për suksesin e saj thekson se asgjë nuk arrihet pa një punë kolosale dhe se suksesi i saj i dedikohet shkollës shqiptare dhe pedagogëve të saj. Ajo madje përkujton edhe ditët e shkollës dhe vështirësitë e asaj kohe, duke nënvizuar se në shtëpi nuk ka pasur piano dhe se është dashur të zgjohet në ora 5 të mëngjesit për të zënë e para klasën me piano, megjithatë me shumë modesti e thotë se pasioni të bën të kalosh çdo lloj vështirësie, shkruan Alsat.
“Suksesi imë fillon nga shkolla shqiptare, unë kam pasur fatin e madh, kam studiuar me pedagog të cilët kanë pasur një histori më përpara, ku gjithçka merrej shumë seriozisht. Unë mbaj mend një nga pedagogët e mi, Sonja Sulo, mbaj mend se në qoftë se do bëje një gabim, gabimin më të vogël do qëndroje pas orarit të mësimit, ekstra për ta përsëritur, një lloj dënimi si mund ta them. Dhe ka qenë një disiplinë e jashtëzakonshme, por atë disiplinë e kam marr edhe nga im at, i cili ka qenë ushtarak dhe çdo gjë ka pasur këtë lloj filozofie, asgjë nuk arrihet pa një punë kolosale…Unë nuk s’kisha piano në shtëpi dhe ngrihesha në ora 5 të mëngjesit për të kapur e para pianon. Apo njëherë tjetër mbaj mend, dera e klasës ishte e mbyllur dhe kam hyrë nga dritarja, dhe më janë grisur dhe pantallonat, që me zor mi kishin blerë prindërit e mi…Pra pasioni të bën të kapërcesh çdo lloj vështirësie”, tha Ermonela Jaho, soprano. /Alsat.mk








