Jakimovski paralajmëron reforma në vetëqeverisjen lokale

Jakimovski paralajmëron reforma në vetëqeverisjen lokale

Kandidati për president, Stevço Jakimovski, njoftoi se si president i ardhshëm i vendit do të propozojë reforma në vetëqeverisjen lokale për hir të, siç thotë ai, funksionalitetit më të madh, duke pasur parasysh se pushteti lokal është më afër qytetarëve. Sot në Karposh të Shkupit, tha se nevojitet një Ligj i ri për vetëqeverisjen lokale, si dhe ndarja e ndërmarrjeve të qyteteve publike në Shkup në komuna, që të ketë ndërmarrje publike funksionale të qytetit, që me të vërtetë do të merren me higjienën.

“Ne kemi nevojë për ndryshime në vetëqeverisjen lokale dhe në funksionimin e Qytetit të Shkupit, që do të thotë një Ligj i ri për Qytetin e Shkupit, një Ligj i ri për Vetëqeverisjen Lokale, i cili do të rrisë kompetencat në fushën e inspektorëve komunalë. Pra, duhet të kemi inspektorë komunalë, të cilët do të kenë autorizimin për të legjitimuar, ndëshkuar, neutralizuar fizikisht”, tha Stevço Jakimovski – kandidat për president. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button