Me afrimin e pushimeve rikthehet “lluga” për marrjen e pasaportave

Me afrimin e pushimeve rikthehet “lluga” për marrjen e pasaportave

Gazetar: Avni Tahiri

Me afrimin e periudhës pushimeve rikthehet rrëmuja para sporteleve të MPB-së për aplikim për pasaportë.
Qytetarë shprehen të revoltuar. Thonë se janë detyruar të anulojnë pushimet për shkak të pritjes deri në tre muaj për marrjen e pasaportave në mënyrë të rregullt. Ndërkohë disa të tjerë për të tejkaluar këtë pritje kanë zgjedhur mënyrën e shpejtë për tu pajisur me këtë dokument udhëtimi.

“Dy muaj e gjysmë që aplikova dhe ende nuk është gati pasaporta e re. Çfarë përgjigje more? Më thanë shiko mos është në stacionin “Beko” sepse e dorëzova atje. A të thanë arsyen përse vonohen kaq gjatë. Çdokush e gjen një arsye që të dalin nga kriza. Nuk është në rregull pritja dy-tre muaj për një pasaportë”, tha një qytetar.

“U fotografova para tre muajve por e kishin humbur dhe e gjeten pas tre muajve. A u deshtë të udhëtoni diku këto tre muaj? Po, për në Belgjikë u deshtë të shkoj por kjo është. Por faleminderit përsëri edhe pse pas tre muajve e gjeten”, tha një tjetër qytetar.

“Zgjodhët mënyrën e përshpejtuar apo të rregullt? Të përshpejtuar sepse duhet të shkoj me familjen në Evropë”, deklaroi një qytetar.

“Zgjodha mënyrën e rregullt sepse nuk kisha nevojë sepse i ka dy nënshtetësi djali për fat edhe të Belgjikës edhe të Maqedonisë dhe nuk kemi nevojë për shpejtë. Keni ardhur në pushim? Po, dhe e shfrytëzojmë mundësinë, po”, u shpreh një tjetër qytetar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk morëm përgjigje se cila është arsyeja e pritjes deri në tre muaj për marrje të pasaportave në mënyrë të rregullt por bënë të ditur se deri tani mbi 1 milion e 490 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë me emrin e ri të shtetit, ndërsa 1.245.286 qytetarë kanë aplikuar për letërnjoftim dhe 646.989 qytetarë kanë aplikuar për leje të vozitjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button