Jakimovski premton mbështetje për zhvillimin e turizmit

Jakimovski premton mbështetje për zhvillimin e turizmit

Kandidati për president, Stevço Jakimovski, struganëve u ka premtuar mbështetje për zhvillimin e turizmit me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas tij, Strugës i nevojiten hotele me 5 yje, qendra spa dhe nivel i lartë i turizmit.

“Atë që duhet t’ua premtojmë struganëve është mbështetja e mëtutjeshme për zhvillimin e turizmit në Strugë. Të ketë mbështetje të përzemërt nga shteti që këtu të ndërtohen hotele me 5 yje, të ndërtohen spa qendra, këto të kemi turizëm të lartë që do të thotë se kur të kemi ofertë cilësore turistike, ajo do të thotë që edhe faktorët e tjerë për punësim do të angazhohen. Ajo nënkupton prodhimtari të ushqimit, ajo nënkupton të gjithë shërbimet tjera të cilat janë të nevojshme”, deklaroi Stevço Jakimovski, kandidat për president. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button