Vankovska: Do të marrë masa për parandalimin e ikjes së të rinjve

Vankovska: Do të marrë masa për parandalimin e ikjes së të rinjve

Kandidatja për president nga radhët e partisë E Majta, Biljana Vankovska përmes në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ka premtuar se do të angazhohet për zvogëlimin e buxhetit ushtarak, ndërkaq mjetet e tjera do t’i transferojë për arsim. Gjithashtu, premtoi se do të marrë masa edhe për parandalimin e ikjes së të rinjve.

“Çështja është që të mos u jepni shpresë të zbrazët, por të filloni t’i ndryshoni gjërat. Për shembull, e zvogëlojmë buxhetin ushtarak, i transferojmë mjetet në arsim, e dimë se shkollat i kemi katastrofë, rrënohen, tualete të tmerrshme, nuk ka materiale mësimore kështu me radhë. Më pas sjellje të ndjenjës së rregullit dhe rendit, pasi edhe ata të cilët nuk janë të rrezikuar në aspektin social, ikin nga Maqedonia”, deklaroi Biljana Vankovska, kandidate për presidente nga partia “E Majta”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button