Jakin reagon pas deklaratave të Xhakës: Do të bisedojë privatisht me të

Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh shumë i pakënaqur me lojën dhe stërvitjen e skuadrës javën e fundit. Me deklaratat e tij, ai indirekt sulmoi trajnerin Murat Jakin, i cili ishte zemëruar me këto deklarata.

“U stërvitëm si zakonisht, gjithçka ishte nën kontroll. Sigurisht që nuk mundëm të zbatonim gjithçka që kishim planifikuar. Por aty ka edhe një kundërshtar. Nuk mund të supozojmë se thjesht do të marshojmë përmes këtij grupi”, tha fillimisht Jakin.

Është e qartë se Jakin nuk është aspak i lumtur për fjalët e Xhakës. “Do të diskutoj privatisht me Granitin se cila është ideja pas deklaratave të tijn” tha mes tjerash trajneri zviceran.

LEXO EDHE:

Back to top button