Klubi sportiv me rritje më të shpejtë në botë

Paris Sen Zhermeni po bën bujë në botën e ekskluziviteteve sportive, duke pasur ngritje të konsiderueshme.  Sipas revistës “Forbes”, PSZH është ngjitur në vendin e 36-të në renditjen e ekskluziviteteve (franchise-ve) më të vlefshme sportive të këtij sezoni, me një vlerësim marramendës prej 4.21 miliardë dollarësh.

Kjo shënon një rritje të konsiderueshme prej 12 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kërcimi më i madh i regjistruar në një vit të vetëm nga studimi. Ajo që është edhe më mbresëlënëse është rritja afatgjatë e PSZH-së, me një rritje të jashtëzakonshme prej 334% në vlerë gjatë pesë viteve të fundit.

Në qershor, “Forbes” e kishte vlerësuar PSZH-në në mbi 4 miliardë dollarë, një moment historik për klubin. PSZH po synon të forcojë edhe më tej pozicionin e saj duke marrë në konsideratë asetet e pasurive të paluajtshme si qendra plotësisht funksionale e trajnimit dhe zhvillimit në “Poissy” dhe planifikon të zotërojë stadiumin e saj.

Klubi e sheh këtë vlerësim si një shtytës kryesore të suksesit në të ardhmen, duke siguruar vendin e tij në mesin e ekskluziviteteve sportive elitare globalisht. Rritja e vlerës së PSZH-së është një dëshmi e ndikimit të saj në rritje në botën e sportit.

LEXO EDHE:

Back to top button