Jakov Millatoviq president i ri i Malit të Zi

Jakov Millatoviq president i ri i Malit të Zi

Gzetare: Evi Shkopi

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi nxorën fitues Jakov Millatoviqin, të cilit i ishin dhënë 60.2 % e votave, duke bërë që të fitojë këtë garë kundrejt kundërshtarit të tij Millo Gjukanoviq i cili kishte 39.8% të votave. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pjesëmarrja në votim ishte 71%. Presidenti i ri, në fjalimin e tij një natë më parë tha se kjo është fitorja e Malit të Zi të Pajtuar.

“Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet dhe ta gëzojmë këtë fitore të gjithë ne. Kjo është fitorja e Malit të Zi të pajtuar dhe fitore e të gjithë neve”, deklaroi Jakov Millatoviq- president i Malit të Zi.
Fitoren ia uroi edhe kundërshtari i tij në këto zgjedhje, Millo Gjukanoviq.

“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, u shpreh Millo Gjukanoviq- ish kandidat për president.

Edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka uruar Millatoviqin për fitoren. Ai ka shkruar në Tuitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”. Jakov Millatoviq u lind në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në dhjetor të vitit 1986.Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Millatoviq kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Ai mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford. Më pas, në zgjedhjet e vitit 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse dhe grupime të tjera, zgjedhje këto që çuan DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë, për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve shumë partiake në vitin 1990. Kundër kandidati i tij, Millo Gjukanoviq, udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi, ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet. Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus. Ai ka këmbëngulur se kjo betejë nuk ka përfunduar pavarësisht anëtarësimit të Malit të Zi në NATO shkaku i politikave të supozuara ekspansioniste të Serbisë dhe ndikimit të Rusisë. Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button