Jakupi: Vendet e zhvilluara me një infrastrukturë të jashtëzakonshme të bëjnë për vete

Vaide Jakupi, sekretare e Parlamentit Studentor të UEJL-së e ftuar në “Rruga drejt”, vlerëson se me të drejtë të rinjtë shohin jetën më të mirë në vendet që janë të zhvilluara se sa në vendet që janë në zhvillim e sipër. Sipas saj në momentin që do të hyjsh në një vend të zhvilluar evropian, ai të bën për vete, nga fakti se ka një infrastrukturë, ka një standard dhe një funksionim perfekt të institucioneve shtetërore.

“Unë mendoj se shpresën për të jetuar e shohin në një vend tjetër dhe për këtë nisëm nga fakti sepse në botë siç e dimë ka vende të zhvilluara, më pak të zhvilluara dhe vende të cilat janë në zhvillim. Sapo të futesh në ato shtete që janë të zhvilluara ne shohim një infrastrukturë të jashtëzakonshme. Shohim funksionim të mirë të institucioneve publike, shohim standard të lartë të jetesës dhe shohim njerëz të cilët punojnë me nivele të larta të demokracisë dhe janë të kënaqur nga puna, prandaj unë mendoj se këta e shohin jetën më të mirë në një vend të zhvilluar se sa në një vend që është në zhvillim”, tha Vaide Jakupi, sekretare e Parlamentit Studentor të UEJL-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button