Halili: Shkak për ikjen e të rinjve janë edhe problemet infrastrukturore

Nuk është vetëm çështja ekonomike ajo që shtyn të rinjtë të marrin rrugën drejt vendeve të zhvilluara evropiane, por ka edhe një sërë problemesh tjera siç janë ato të ndërlidhura me infrastrukturën. Kështu vlerëson Faton Halili në “Rruga drejt”. Sipas tij nuk mjafton vetëm një pagë e mirë, mjafton të bësh një xhiro nëpër vendbanimet rurale dhe të shohësh problemet e përditshme me të cilat përballen njerëzit.

“Shpresën e kemi në proces të humbjes. Nuk mjafton vetëm standardi i mirë ekonomik. Në rast se ke probleme infrastrukturore, kur ke mungesë të ujit të pijshëm, kur ke mungesë të kanalizimeve dhe ujërave atmosferik, beso se standardi jetësor nuk mjafton që të të bind që të jetosh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sidomos në vendbanimet shqiptare, nuk mjafton vetëm një pagë e mirë”, tha Faton Halili, student në studimet e masterit në biznes./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button