Valon Asani i cili është kthyer nga diaspora dhe ka vazhduar punën në vendlindje, vlerëson se duhet ndezur alarmin që do t’i zgjonte nga gjumi politikanët dhe të punojnë për krijimi e kushteve dhe perspektivës për të rinjtë. Ai nënvizoi faktin se edhe më herët qytetarët ia kanë mësyrë kurbetit, por dallimi është se ata janë kthyer dhe kanë investuar sërish në vendlindje, shkruan Alsat.
“Çdo herë ka shpresa, sepse ne e duam këtë vend. Edhe të parët tanë që kanë punua jashtë vendit, ata investimet më pas i kanë bërë këtu, ajo tregon se ne e duam vendin tonë… Kjo duhet të jetë stimul dhe një alarm i njerëzve të cilët merren me politikë që t’i kërkojnë këto investitorë, këto njerëz të cilët janë të suksesshëm andej, edhe të vijnë që shpresën dhe investimet e tyre për familjet e tyre dhe për të ardhmen që ti bëjnë në vendin tonë. Për shkak se ne ndër shekuj kemi dëshmuar se këtë vend ne e duam. Edhe jo rastësisht e përmendi edhe shembullin time, që për shkak të dashurisë ndaj vendit time jam kthyer prapë, se përndryshe mundem shumë lehtë edhe sot me nda mendjen mund të shkoj dhe me shumë më pak telashe të vazhdoj jetën”, tha Valon Asani, kardiolog./Alsat.mk








