Janë mësuar dyshet e para në turneun “US Open”

Janë mësuar dyshet e para të gjysmëfinales në turneun Masters në “US Open”.  Rusi Daniil Medvedev dhe kanadezi Feli Auger-Aliassime janë dy gjysmëfinalistët e parë në konkurencën e meshkujve. Medvedev, numri 2 në botë, mundi me 3-1 holandezin van de Zandshlup (6-3, 6-0, 4-6, 7-5) dhe përball tij, në gjysmëfinale, do të jetë kanadezi Aliasime (numri 12 në botë), që eliminoi spanjollin Alkaraz. Ky i fundit u tërhoq në mesin e setit të dytë i dëmtuar (6-3, 3-1).

Në konkurencën e femrave, në gjysmëfinale ka shkuar tenistja kanadeze Lejlah Fernandez dhe ajo bjelloruse Arina Sabalenka.

Kjo e fundit, numri 2 në botë, mundi me lehtësi çeken Barbora Krejçikova me rezultatin 2-0 (6-1, 6-4). Ndërsa surpriza Fernandez, 19 vjeçe, eliminoi numri 5 në botë, ukrainasen Elina Svitolina, duke fituar 2-1 (6-3, 3-6, 7-6).

LEXO EDHE:

Back to top button