Ademi: Gati jam të rikthehem në terrenin e gjelbër

Arian Ademi është rikuperuar nga lëndimi dhe u gjet në formacionin e Dinamo Zagrebit, për sfidat në kampionatin e Kroacisë dhe ato të skenës evropiane. Ademi konfirmoi vet lajmin për kthimin e tij në mediat kroate dhe paralajmëroi se do të jetë në formacion për sfidat e radhës.

“Vetëm sa kam filluar me stërvitjet serioze dhe jam plot 5 ditë me ekipin. Ndjejë pak dhimbje, mirëpo kjo është normale, pasi që kam ngarkuar më shumë muskujt e këmbës. Tani ndjehem ashtu siç duhet dhe mund të shpresojë që të luajë ndaj Shibenkut dhe ndaj Uest Hemit. Nëse gjërat shkojnë mirë, besoj se do të jem në terrenin e gjelbër,” tha mes tjerash Ademi për mediat kroate.

Kujtojmë se Arian Ademi u lëndua në muajin korrik, në ndeshjen e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, kundër Omonia-s. Për këtë arsye, Ademi kërkoi nga trajneri Milevski që të mos luajë në 3 ndeshjet eliminatore të muajit shtator të vlevshme për Botërorin “Katar 2022”.

LEXO EDHE:

Back to top button