Janë vetëm 3 role të “rezervuara” për Mesin, në kthimin e tij te Barcelona

Lionel Messi ka konfirmuar në intervistën e tij për “L’Equipe” se do të rikthehet te Barça në të ardhmen e afërt. Megjithatë, Messi përjashtoi çdo mundësi për t’u rikthyer si trajner. Ndoshta Leo nuk ka në plan të vuajë ndonjëherë ashpërsinë emocionale që vjen nga të qenit një udhëheqës skuadre. Sidoqoftë, ka tre role të rëndësishme që Messi mund t’i ekzekutoj tek Barça kur të kthehet.

DREJTOR SPORTIV

Mateu Alemany bëri një punë fantastike si drejtor sportiv i Barçës midis 2021 dhe shtatorit të këtij viti. Pas largimit të tij, Deko është njeriu që ka marrë këtë detyrë të vështirë. Por Deko nuk do të jetë në krye për shumë dhe ja ku Leo Messi mund të konsiderohet për këtë post. Drejtori sportiv i Barçës është i ngarkuar me përgjegjësinë për të ndihmuar klubin të vendosë se kë të nënshkruajë, sa të shpenzojë dhe cilin lojtar të largoj. Messi ka trurin e futbollit për të marrë vendime të tilla dhe për të ndihmuar klubin të ndërtojë një skuadër solide.

ZBULUES TALENTËSH (SKAUT)

Barcelona së fundmi ka emëruar Bojan Krkiç si pjesë të stafit teknik. Bojan punon si zbulues talentesh për klubin dhe gjithashtu monitoron se si po ecin të huazuarit e Barçës. Messi mund ta bëjë këtë pa mundim ndërsa shijon pensionimin e tij. Leo mund të ndihmojë Barçën të zbulojë disa lojtar nga Amerika e Jugut nëse i jepet detyra. Legjenda argjentinase duhet të ketë një sy për talentët e futbollit, andaj do të ishte një ndihmesë e madhe për Barcelonën nëse merr këtë rol.

FILE – In this file photo dated Thursday, April 29, 2021, Barcelona’s Lionel Messi reacts during the Spanish La Liga match against Granada at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain. Lionel Messi and Barcelona are closer to signing a new deal that would keep the Argentina soccer star at the Spanish club through the end of his playing career, according to an unidentified insider Friday July 16, 2021. (AP Photo/Joan Monfort, FILE)

KËSHILLTAR TEKNIK

Lojtarët më të mirë zakonisht i kuptojnë teknikat e ndërlikuara të lojës. Dhe kush është lojtar më i mirë se Messi? Leo mund t’i bashkohet Barçës si një nga këshilltarët teknikë të klubit që punon në prapaskenë për të ndihmuar trajnerin dhe të gjithë ekipin të arrijnë sukses në fushë. Disa këshilla nga Messi mund të jenë gjithçka që i nevojitet skuadrës për të fituar vazhdimisht.

LEXO EDHE:

Back to top button