Jankulovska, Janakieski dhe Protugjer pranojnë fajin për rastin “Titanik”

Ish-ministrja Gordana Jankulloska, ish-ministri Mile Janakieski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Martin Protugjer, në seancën e sotme për rastin “Titanik” e kanë pranuar fajësinë, përcjell “Fokus”.

Ata theksuan se përgjegjësinë e marrin nga pikëpamja morale, e në të kundërt nuk ndihen fajtorë. Edhe Biljana Brishkovska e pranoi fajësinë, si dhe katër të pandehur të tjerë.

Gjyqi për këtë çështje së fundmi është rikthyer nga fillimi dhe për këtë arsye pas katër vitesh gjykim, të pandehurit patën një tjetër mundësi për ta pranuar fajin. Për ta është e ndarë procedura, e cila do të pasohet me fjalë mbyllëse dhe me aktgjykim.

Për të tjerët vazhdon gjykimi në fazën e procedurës së provave.

Në këtë rast janë akuzuar gjithsej 21 persona, ndër të cilët: ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepic, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Jezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rasajkovska.

Ata ndiqen penalisht për disa vepra si bashkim kriminal, cenim i të drejtës së votës, cenim i lirisë së zgjedhjes së zgjedhësve, ryshfet në zgjedhje dhe votim dhe asgjësim i materialit zgjedhor.

LEXO EDHE:

Back to top button