Japoni, Bill Gates: Fati i Lojërave Olimpike varet nga suksesi i vaksinimeve

Filantropi amerikan, Bill Gates theksoi në një intervistë për agjencinë japoneze të lajmeve, Kiodo, se fati i Lojërave Olimpike të Tokios do të varet nga progresi i fushatave të vaksinimit kundër COVID-19 në botë.

“Duhet të shohim progrese të përmbushura në shpërndarjen e vaksinave gjatë muajve të ardhshëm”, deklaroi ai.

“Mendoj se është gjithmon e mundur të organizosh Lojërat Olimpike, nëse gjërat shkojnë mirë”, shtoi miliarderi, themelues dhe ish kreu i gjigantit teknologjik Microsoft.

Bill Gates është shumë i angazhuar në promovimin dhe financimin e vaksinës, veçanërisht në vendet në zhvillim, nëpërmjet Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Të paktën gjashtë muaj nga hapja e ceremonisë, Lojërat Olimpike të Tokios, 23 korrik-8 gusht, shtyrë me një vit, vitin e kalaur për shkak të pandemisë, duken gjithnjë të kërcënuara për shkak të rritjes botërore të koronavirusit dhe qarkullimit të varianteve potencialisht të rrezikshme.

Japonia po përballet tashmë me valën më ët rëndë të infektimeve që prej fillimit të krizës shëndetësore, gjë që ka detyruar qeverinë të dekretojë në fillim të janarit një gjendje tjetër të jashtëzakonshme në 11 rajone të vendit, përfshirë dhe Tokion.

LEXO EDHE:

Back to top button