Dua Lipa ka arritur të depërtojë me këngët e saj edhe në filma të famshëm

“Winx Club” është padyshim një nga filmat vizatimorë më të ndjekur, që është rikthyer në ekran për të gjithë nostalgjikët në një formë të re. “Fate: The Winx Saga”, quhet seriali më i ri që ka nisur të transmetohet në “Netflix” e që ka sjellë 5 vajzat magjike në jetën reale. Ky serial ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke u ngjitur në listën e 10 produksioneve më të shikuara. Netflix tashmë ka konfirmuar edhe xhirimet e sezonit të dytë.

- Advertisment -

Bashkë me serialin e ri, i cili doli në Netflix më 22 janar,  janë publikuar edhe kolonat zanore të tij. Pjesë e tyre është edhe një nga këngët hit të Dua Lipës, “Physical”. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Dua Lipës, “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi disa muaj më parë. “Physical” është një nga këngët më të dëgjuara të këtij albumi dhe ndaj është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës muzikore të serialit, që pritet të bëjë namin në mbarë botën.

Dua ka thyer rekorde të shumta me albumin “Future Nostalgia” për të cilin kishte dyshime nëse duhej ta publikonte apo jo gjatë muajve të karantinës. Ky album është rendistur si më i miri nga “Spotify” duke lënë pas emra të famshëm të muzikës si Ariana Grande, Pop Smoke, Taylor Swift etj.

Dua së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021. Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future Nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start noë, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

LEXO EDHE:

Back to top button