Japonia aprovon përdorimin e ilaçit “Baricitinib” kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies e Japonisë ka aprovuar përdorimin e ilaçit për artritin reumatoid “Baricitinib” në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, ministria aprovoi ilaçin e prodhuar nga kompania amerikane Eli Lily.

Qeveria japoneze kishte aprovuar deri më tani ilaçet “Remdesivir” dhe “steroid dexamethasone” në trajtimin kundër COVID-19.

Hapet “Baricitinib” do të përdoren njëherë në ditë bashkë me ilaçin “Remdesivir” për pacientët e rritur që kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Ndërkohë, gratë shtatzëna u këshilluan që të mos i përdorin këto hape.

LEXO EDHE:

Back to top button