Ministrja Gërvalla publikon 20 pikat kyçe të programit qeverisës, e para ”Marrëveshja përfundimtare me Serbinë”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, njëherit zëvendëskryeministre, ka prezantuar programin qeverisës, ku ka bërë publik vetëm 20 prej pikave kyçe të këtij projekti. Në mesin e 20 pikave, e para është e renditur Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Tutje në pikën e dytë është vënë vaksinimi i 60% të qytetarëve deri në fundin e vitit 2021, ndërsa në pikën e tretë renditet ndihma direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkohë pikë e katërt e plan programit qeverisës është vendosur skema për rikthimin në punë për personat që kanë humbur vendin e punës, kurse në pikën e pestë, qëndron fondi për sigurime shëndetësore.

Liberalizimi i vizave është renditur në masën e nëntë të këtij plan programi.

LEXO EDHE:

Back to top button