Japonia, befasia e dytë e madhe e Botërorit në Katar

Japonia e ka shkaktuar befasinë e radhës në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Gjermania ishte “viktimë” e japonezëve të cilët u këndellën në pjesën e fundit të ndeshjes, duke i shënuar dy gola për të përmbysur gjithçka.

Për Gjermaninë shënoi Gundogan nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa Japonia u kthye në lojë në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Doan, i cili barazon shifrat në 1-1. Ndërkohë në 7 minuta para mbylljes së ndeshjes në kohën e rregullt, ishte Asano që tund rrjetën e Nojerit për herë të dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button