Japonia do ta trajtojë Covid-19 si gripin e zakonshëm

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka njoftuar planet për të trajtuar koronavirusin në mënyrë të ngjashme me gripin sezonal. Në këtë mënyrë, masat si mbajtja e maskave do të reduktohen më tej në mënyrë që vendi të kthehet në normalitet.

Kishida tha se u ka dhënë udhëzime ekspertëve dhe personave të autorizuar në Qeveri për të diskutuar detajet e uljes së statusit të Covid-19. Ndryshimi do të hiqte rregullat e vetëizolimit dhe kërkesat e tjera dhe do t’i lejonte pacientët Covid-19 të kërkojnë trajtim në çdo spital në vend të objekteve të specializuara.

– Për t’iu rikthyer përditshmërisë sonë normale, po zbatojmë masat për t’iu përshtatur jetës me koronavirus. Do të shqyrtojmë masa konkrete që gradualisht të kalojmë në hapin tjetër – tha Kishida.

Në Japoni, Covid-19 aktualisht është kategorizuar si një sëmundje e klasës 2, së bashku me SARS-in dhe tuberkulozin. Për këto sëmundje zbatohen masa si lëvizje e kufizuar dhe kontakte të kufizuara.

LEXO EDHE:

Back to top button