Japonia mendon të anulojë sërisht Lojrat Olimpike ?!

Një funksionar i lartë i qeverisë së Japonisë ka konfirmuar se anullimi i Lojërave Olimpike “Tokio 2020” është ende një opsion i mundshëm. Kjo masë ekstreme mund të merret në sekondën e fundit në rast se numri i infektimeve në këtë vend dhe në gjithë botën do të jetë i lartë.

 

“Nëse do ta kemi të pamundur ta realizojmë këtë Olimpiadë, atëherë do të ndalemi”, u shpreh Toshihiro Nikai.

 

Japonia po përballet me një valë të katërt të pandemisë “Covid-19”, teksa numri i  personave të infektuar është i lartë. Ndërkohë që, Lojërat Olimpike nisin pas 100 ditësh.

LEXO EDHE:

Back to top button