Jarmolenko: Maqedonia nuk ka se çka të humbas

Andrij Jermolenko ishte golashnëues i golit të parë për Ukrainën në Kampionatin Evropian. Futbollisti i Uest Hemit, shënoi në rrjetën e Holandës, mirëpo në fund nuk arriti që të ndihmojë ekipin që ti shmanget disfatës. Sulmuesi 31 vjeçar konsideron se në EURO 2020 nuk ka kundërshtarë të dobët dhe pret një sfidë të vështirë ndaj Maqedonisë.

“Për ndeshjen e dytë jemi përgatitur mjaft mirë , dhe në këtë kohë duhet të jemi të bashkuar si asnjëherë më parë. Jemi duke punuar mirë në stërvitjet dhe dëgjojmë detyrat e trajnerit. Na ëhstë thënë se si do të luajmë ndaj Maqedsonië. Mbetet që të dalim në terren dhe të kryejmë punën në terren. Besojë se do të bëjmë më të mirën. Nuk ka ekipe të dobëta në këtë turne. Të gjithë përgatiten për një betejë të vërtetë, një përballje në secilën pjesë të terrenit. Mendojë se Maqedonia nuk ka se çka të humbas,” tha mes tjerash sulmuesi ukrainas.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka një fitore në përballjet e deritanshme, ndërsa në dy takimet e fundit, Ukraina ka qenë më e sukseshme.

LEXO EDHE:

Back to top button