fbpx

“Jashar Bej Shkupi”, gati për pritjen e nxënësve


Kanë mbetur vetëm 7 ditë nga fillimi zyrtar i vitit shkollor ndërsa autoritetet heshtin dhe nuk japin asnjë detaj nëse viti i ri shkollor do të shtyhet ose do të filloj më 1 shtator. Në shkolla akoma nuk ka arritur asnjë vendim i ministrisë së Asrsimit për mënyrë e reazimit të procesit mësimor. Pavarësisht kësaj, shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi” në komunën e Çairit tashmë po bën përgatitjet e fundit për pritje të nxënësve. Janë rinovuar tërësisht 16 klasa ndërsa në 6 të tjera po kryhen punimet e fundit.

“Në shkollën tonë jemi duke bërë rinovimin e tërësishëm të objektit të brendshëm në shkollë, dyert dhe muret. Të gjitha klasat janë duke u rinovuar për vitin e ri shkollor 2020-21. Pastërtia është mbi të gjitha, edhe koha e pandemisë, tash kërkohet pastërti më shumë. Higjiena dhe pastërtia do të jetë numër një në shkollën tonë”- deklaroi Rahim Maksuti, drejtor I sh.f “Jashar Bej Shkupi”.

Përveç përmirsimit të infrastrukturës, drejtori Maksuti tha se janë të gatshëm që vitin e ri shkollor ta nisin me prani fizike të nxënësve. Sipas Maksutit klasat nuk janë të stërngarkuara me nxënës. Klasa me numër më të madhë të nxënësve numëron vetëm 22 fëmijë. Për ta mundësua këtë drejtoria veçse ka bërë kërkesë në Komunë.

“Siç dihet, shkolla jonë ka një numër të vogël të nxënësve që do të thotë se ne si shkollë kemi mundësi të mbajmë edhe me prezencë fizike. Kemi mundësinë të mbajmë në dy ndërrime. Me një klasë në shkollën tonë ka 22 nxënës kurse më së paku ka 10 nxënës. E kemi mundësinë që nxënësit tanë të fillojnë në shkollën tonë me prezencë fizike- pohoiRahim Maksuti, drejtor i sh.f “Jashar Bej Shkupi”

Që mësimi të realizohet me prezencë fizike, komunat duhet të dorëzojnë kërkesë tek Ministria e Arsimit, ndërsa kjo e fundit bashkë me një grup të posaçëm pune me anëtarë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të shqyrtojnë kërkesat dhe varësisht nga gjendja epidemiologjike do të marrin një vendim konkret. Ditë më parë Qeveria bëri të ditur se mësimi do të zhvillohet kryesisht në online, me dy përjashtime. Fëmijët nga klasa e parë e deri në tretën do ta ndjekin me prani fizike, ndërsa pjesa tjetër e nxënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm mësimin do ta ndjekin nga distanca. Prindërve të nxënësve deri në klasën e tretë do t’u jepet edhe mundësia e zgjedhjes. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që fëmijët e tyre të mos detyrohen për prani fizike në shkolla por realizimin e mësimit ta ndjekin përmes internetit.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button