Jasir Asani: Do të bëjmë gjëra të mëdha me Silvinjon

Jasir Asani debutoi me kombëtaren e Shqipërisë, në ndeshjen ndaj Polonisë. Sulmuesi anësor foli pas humbjes 1-0, duke treguar edhe fjalët që i tha trajneri Silvinjo.

 

“Kisha shumë emocione përpara ndeshjes. Shokët më thanë ta merrja me qetësi. Jemi të mërzitur, pësuam një gol për mungesë përqendrimi. Ky është futbolli. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në përgjithësi, të vazhdojmë kështu.

 

Surprizë aktivizimi si titullar?

Kam folur gjithë javës me trajnerin. Kam pasur shokë që e kanë pasur trajner Silvinjon. Më kanë thënë fjalë shumë të mira për të si trajner dhe njeri. Do të bëjmë gjëra të mëdha. Ishte një emocion i paparë kur mora ftesën.

 

 

Nota e Silvinjos për mua?

Ai më tha që të vazhdoja kështu dhe të jap maksimumin, madje edhe më shumë. Që të arrijmë fitore me Kombëtaren. Besoj se është i kënaqur me mua. Të gjithë lojtarët dhamë maksimumin. Kemi një skuadër shumë të mirë”, deklaroi Asani./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button