Silvinjo i kënaqur: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë

Shqipëria e pafat. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë kundër Polonisë edhe pse humbën 1-0. Goli i vetëm që i dha 3 pikë vendasve u realizua nga Sviderski në minutën e 41′. Sa i përket ndeshjes, “kuqezinjtë” kishin raste të pastra për gol me Cikalleshin, Uznin dhe Asllanin, por vetëm Shçezni iu mohoi golin. Ndërkohë, pas një ndeshje të zhvilluar Shqipëria renditet e fundit në Grupin E. Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Moldavia dhe Çekia barazuan pa gola.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me ekipin, ndërsa theksoi se barazimi do të ishte më i drejtë.

“Një humbje e vështirë, ishte një ndeshje e vështirë dhe e ashpër. Se Polonia është mësuar të luajë Europianë, ka lojtarë të kalibrit ndërkombëtar. Por ne kemi bërë një ndeshje me zemër, me shpirt. Lojtarët e kanë kuptuar idenë e futbollit dhe organizmin. Në pushim u thashë që duhet të jemi në lojë dhe nëse në fund mund të jemi aty, të barazojmë apo fitojmë. Nuk duhet të humbim toruan kurrë, se të vrasin me 3-4 gola. Ata kuptuan gjithçka dhe ne ishim aty. Është mëkat sipas meje, barazimi ishte më i drejtë, por ndodh, është kështu,” tha mes tjerash trajneri Brazilian.

 

Shqipëria në ndeshjen e radhës, pret Andorrën në “Air Albania” më 17 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button