Jasir Asani: “Ëndrra ime ishte të luajë për Shqipërinë”

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ka nisur përgatitjet për ciklin e ri eliminator, në kuadër të Kampioonatit Evropian, i cili në vitin 2024 do të zhvillohet në Gjermani.

Jasir Asani është një nga risitë e Sylvinhos te Kombëtarja shqiptare, teksa bashkë me nis Mehmetin, grumbullohen për herë të parë, për ndeshjen ndaj Polonisë në Varshavë.

Ish-sulmuesi i Partizanit, që aktualisht luan në kampionatin korean, po bën mjaft mirë atje dhe ka fituar besimin e trajnerit, teksa në një konferencë për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit, rrëfeu emocionet e grumbullimit me Kombëtaren Kuqezi.

 

“Jam shumë i lumtur sepse jam nga Maqedonia dhe çdo shqiptar nga Maqedonia e pret ftesën nga Kombëtarja shqiptare, sepse jemi shqiptar dhe do të japim më shumë se 200% nga vetja. Çdo futbollist e ka ëndërr që të luajë për Kombëtaren shqiptare. E kam pritur me shumë gëzim. Do të jap maksimumin tim që të marrim më të mirën…. Shënova tre gola dhe jam i lumtur. Ftesën e kam pritur gjithmonë sepse jam shqiptar dhe ëndrra ime ka qenë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. Edhe familja ime ka qenë shumë e lumtur për ftesën. Ne do të shkojmë për fitoren. Të japim maksimumin dhe të dalim me një rezultat pozitiv,” tha mes tjerash Jasir Asani.

Shqipëria do të ndeshet në sfidën e parë të kualifikueseve të Europianit përballë Polonisë ditën e hënë më 27 mars, në Varshavë.

LEXO EDHE:

Back to top button