Koreja e Jugut kërkon të shtohen orët e punës në javë, brezat e rinj kundërshtojnë

Koreja e Jugut kërkon të shtohen orët e punës në javë, brezat e rinj kundërshtojnë

Në Korenë e Jugut po mendohej që javët e punës së detyruar të shtoheshin nga 52 që janë aktualisht në 69, por kjo gjë u kundërshtua nga gjeneratat e njohura si millenial që përfshin të lindurit e 1981-1996 apo Gen z ku përfshihen të lindurit nga 1997-2012.

Rritja e kufirit të orëve të punës ishte parë si një mënyrë për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore me të cilën do të përballet vendi për shkak të rënies së lindshmërisë, e cila në këtë vend është më e ulëta në botë, si dhe për shkak të plakjes së popullsisë.

Megjithatë kjo masë u kundërshtua nga brezat e rinj me argumentin se kjo do të përkeqësonte gjërat.

“Ky propozim është i pakuptimtë dhe shumë larg nga ajo që duan në të vërtet punëtorët”, tha Jung Junsik, 25 vjeç.

Sipas të rinjve kritik, shtimi i orëve të punëve i vë njerëzit në presion të madh dhe se ka pasur edhe raste ku njerëzit kanë vdekur nga puna e tepër, pasi orët e gjata pa gjumë, rraskapitja, mund të sjellin edhe atak në zemër.

Punëtorët e Azisë Lindore përballen me orët më të gjata të punës, duke u renditur në vendin e 4. Sipas ligjit aktual ata punojnë 40 orë në javë, këtyre u shtohen edhe 12 orë të kompensuar jashtë orarit, por në të vërtetë punëtorët e gjejnë veten duke punuar edhe më gjatë se kaq.

LEXO EDHE:

Back to top button