Java e 10-të nis me befasi, Skopje befason Rabotniçkin

Me përballjen në mes skuadrës së Rabotniçkit dhe Skopjes, nisi java e 10 e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Pas 90 minutave të zhvilluara në stadiumin Todor Proeski, në Shkup, fitores dhe 3 pikëve iu gëzua skuadra mysafire e Skopjes.

Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 56-të, kur Mario Stankovski shënoi autogol dhe solli epërsi për mysafirët, të cilët e ruajtën deri në fund. Të shtunën, do të zhvillohen 5 përballjet e tjera të javës së 10-të.

Derbi zhvillohet në Strumicë, ku Akademia Pandev përballet me Shkëndijën. FC Shkupi është mysafirë i Tikveshit, Renova sfidon Pelisterin, Struga Trim Lum përballet me Borecin ndërsa Bregallnica takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14.00.

 

Liga e Parë – Java 10

Akad. Pandev – Shëndija

Tiveshi – FC Shkupi

Renova – Pelisteri

Struga Trim Lum – Boreci

Bregallnica – Makedonija Gj.P.

LEXO EDHE:

Back to top button