Sezoni i ri në Serie A do të nis më 20 gusht dhe do të përfundojë më 26 maj. Nuk do të ketë pushime dimërore, do të luhet gjithashtu mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe ka vetëm një raund të mesjavës.
Gara e “Scudetto”-s pritet të nisë sërish dhe deri në fund do të mësohet nëse Napoli do të jetë në gjendje të ruajë statusin si kampion. Në javën e parë, kampionët në fuqi të Napolit do të debutojnë në fushën e Frosinones për sezonin e ri, jashtë fushe e nis edhe Milani, Lacio dhe Juventusi, respektivisht kundër Bolonjës, Leçes dhe Udinezes.
Nga ana tjetër, Interi do të përballet me Moncën në shtëpi, ndërsa Roma do të presë Salernitanën. Javën e parë të Serie A e plotësojnë: Empoli-Verona, Xhenoa-Fiorentina, Sasuolo-Atalanta dhe Torino-Kaliari.
NDESHJET DERBI
Inter-Milan —– 17/09/2023 (java e 4-t)
Juventus-Torino —– 08/10/2023 (java e 8-të)
PUSHIMI DHE NDESHJET E MESJAVËS
Në Serie A (2023/24) do të ketë vetëm një raund të mesjavës, i caktuar për 27 shtator (java e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare: më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.








